Real Madridi ka gati ofertën e re

Futboll

Real Madridi ka gati ofertën e re

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 14:59
Real Madridi ka gati ofertën e re

Skuadra e Real Madridit është gati t’i ofrojë kontratë të re trajnerit Karlo Ançelotti për të vazhduar bashkëpunimin. Kontrata aktuale e italianit është deri në verën e vitit 2024 dhe ai ka deklaruar se synon të tërhiqet pas skadimit të saj.

Megjithatë, drejtuesit e Realit do të përpiqen ta bindin që të qëndrojë më gjatë në “Santiago Bernabeu”.

Ançeloti tani është 63 vjeç dhe ky është sezoni i tij i dytë te Reali. Ai u kthye në klub verën e kaluar dhe në sezonin e tij të pare, e udhëhoqi skuadrën drejt triumfit në La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës.

Presidenti i Realit, Florentino Perez është më se i kënaqur me punën e Ançelottit dhe për këtë arsye planifikon t’i ofrojë atij një kontratë të re.

Në këtë fazë nuk është e qartë se sa do të zgjasë kontrata e re dhe nëse trajneri do të pranojë edhe ri-nënshkrimin, ndonëse gjasat për këtë nuk janë të vogla.

Me titullin e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar, Ançeloti u bë trajneri më i suksesshëm në historinë e këtij kompeticioni me katër trofe. Triumfi i tij në La Liga e bëri atë trajnerin e parë që fitoi tituj në të gjitha ligat kryesore në Evropë – Spanjë, Angli, Gjermani, Francë dhe Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat