Muriqi nga minuta e parë kundër Real Madridit

Futboll

Muriqi nga minuta e parë kundër Real Madridit

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 13:47
Muriqi

Real Madrid dhe Mallorca do të përballen mes vete në kuadër të javës së pestë në La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, nga ora 14:00.- …

“Los Blancos” janë në kërkim të fitores së pestë radhazi, teksa Mallorca në këtë ndeshje vije pas barazimit me Gironan.

Listës së të lënduarve te Real Madridi së fundi iu shtua edhe Karim Benzema, i cili nuk do të jetë në dispozicion të Carlo Ancelottit sot, bashkë me Eder Militaon, që gjithashtu është i lënduar.

Trajneri italian gjithashtu ka bërë një ndryshim në mesfushë, pasi ka vendosur të fillojë me Dani Ceballos, duke e lënë Luka Modricin në bankën rezervë.

Në anën tjetër, Vedat Muriqi vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm te Mallorca. Sulmuesi kosovar edhe në këtë ndeshje do të paraqitet nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat