Gasperini zbulon gjendjen shëndetësore të Berat Gjimshitit

Futboll

Gasperini zbulon gjendjen shëndetësore të Berat Gjimshitit

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:18
Gasperini

Rekuperimi i Berat Gjimshitit po shkon sipas planit. Këtë fakt e pohon vetë Xhan Piero Gasperini.

Trajneri i Atalantës ka qenë i pranishëm përpara mediave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Kremonesen, ku ka dhënë përditësimet e fundit për gjendjen shëndetësore të mbrojtësit shqiptar.

“Për Gjimshitin doktori më tha se fraktura po shërohet mirë, po shërohet sipas parashikimeve.

Ai ka ndërruar patericën me mbështjellësen e këmbës”, ka deklaruar Xhan Piero Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat