Liverpool nuk dorëzohet

Futboll

Liverpool nuk dorëzohet

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 13:50
Liverpool nuk dorëzohet

Liverpool nuk është dorëzuar sa i takon transferimit të yllit të Borussia Dortmund. Edhe pse “The Reds” tentuan që gjatë merkatos së verës të arrinin të siguronin shërbimet e tij, përsëri dy klubet nuk gjetën marrëveshjen e përbashkët, duke bërë që lojtari të luajë të paktën deri në janar në Bundesligë.

Por kjo s’do të thotë se skuadra angleze ka hequr dorë nga shërbimet e Jude Bellingham, pasi sipas asaj që raportohet nga “Bild”, “The Reds” po përgatisin një ofertë joshëse për në merkaton e janarit.

Anglezët  janë gati të shpenzojnë 130 milionëshe euro për transferimin e 19-vjeçarit i cili ka thënë gjithmonë se dëshiron që një ditë të rikthehet në Angli.

Kujtojmë se lojtari i skuadrës gjermane është gjithashtu edhe në listën e dëshirave të Chelseat, Manchester United e Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat