Van Der Sar rinovon kontratën me Ajaxin

Futboll

Van Der Sar rinovon kontratën me Ajaxin

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 12:45
Van Der Sar rinovon kontratën me Ajaxin

Edvin Van Der Sar, ish-portieri legjendar i Mançester Junajtid dhe kombëtares së Holandës ka rinovuar zyrtarisht me klubin e Ajaksit.

51-vjeçari do të vijojë të jetë sërish pjesë e “harkëtarëve” në rolin e Shefit Ekzekutiv teksa ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, që do ta mbajë të lidhur në Amsterdam për të paktën deri në vitin 2025.

Në një video të postuar nga vetë klubi i Ajaksit në profilet e saja zyrtare në rrjetet sociale, Edvin Van Der Sar është prezantuar në mënyrë epike teksa ishte duke kalëruar mbi kalë, ka ndërprerë xhirimet duke thënë:

“Çfarë jemi duke bërë këtu? Le të shkojmë të firmosim”, ishte fjala e tij në videon e prezantimit.

51-vjeçari në karrierën si portier ka mbajtur veshur fanellat e Ajaksit, Juventusit, Fulhamit dhe Mançester Junajtid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat