Koha për fitore në Çegran

Futboll

Koha për fitore në Çegran

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 11:14
Koha për fitore në Çegran

Sot nga ora 16:00 do të luhen të tetë ndeshjet e xhiros së katërt në LDFRMV-së.

Sigurisht që derbi do të luhet në stadiumin “Petar Miloshevski” në Manastir, ku Pelister pret Gostivarin. Do të jetë një duel mes dy skuadrave që nuk i fshehin ambiciet për renditjen më të lartë në këtë sezon 2022/23. Të dyja skuadrat fituan nga shtatë pikë në tre raundet e fundit.

Besa viziton Voska Sport, e cila ka një performancë maksimale.

Në Çegran, skuadra vendase e Arsimit, e drejtuar nga Bujar Islami, do të mirëpritet Ohrid-in. Në dy ndeshjet e mëparshme në shtëpi me Vardarin dhe Pelisterin, Arsimi luajti mirë, por humbi minimalisht. Është koha për një fitore në shtëpi.

Ndeshjet, java e 4-t:
Pelister-Gostivari
Voska Sport-Besa
Slloga (C)-Kamenica Sasa
Bellasica-Pehçevo
Teteks-Karaorman
Vardar-Borec
Kozhuf-Detonit Plaçkovica
Arsimi-Ohrid

TABELA: Voska Sport 9, Detonit Plackovica 7, Pelister 7, Vardar 7, Gostivari 7, Besa 5, Slloga (V) 5, Karaorman 4, Ohrid, Bellasica 3, Teteks 3, Arsimi 3, Kozhuf 1, Pehçevo 1, Kamenica Sasa 0, Borec 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat