Zbulohen mesazhet e Ronaldos me Spallettin

Futboll

Zbulohen mesazhet e Ronaldos me Spallettin

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 17:12
Zbulohen mesazhet e Ronaldos me Spallettin

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, raportohet se ka shkëmbyer mesazhe me trajnerin e Napolit, Luciano Spalletti në ditët e fundit të merkatos së verës.

Ronaldo ishte i lidhur me transferimin te Napoli muajin e kaluar pasi ai kërkoi të largohej nga ‘Old Traffordi’.

Spalletti atë kohë e kishte lënë të hapur mundësinë e transferimit të asit portugez, madje, kishte deklaruar se e ëndërron të punojë me ish-yllin e Real Madridit dhe Juventusit.

Gazetari italian Alessandro Alciato raporton se në ditët e fundit të afatit kalimtar, Ronaldo i kishte dërguar një mesazh në Whatsapp Spallettit.

“A do të më trajnosh? A je gati?”, pyeti Ronaldo.

E përgjigja i strategut italian ishte: “Unë jam gati. Nëse vini, do t'ju stërvisë me kënaqësi".

Megjithatë, në fund dështoi marrëveshja dhe portugezi vazhdon të vesh fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat