Humbje e madhe për kombëtaren e Francës

Futboll

Humbje e madhe për kombëtaren e Francës

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 13:49
Humbje e madhe për kombëtaren e Francës

Hugo Loris festoi fitoren e parë të Totenhemit në Ligën e Kampioneve kundër Marsejës, por ndërkohë lidhur me Botërorin e Katarit, ku u pyet për faktin se Francës mund t’i mungojë një si Pol Pogba, portieri pati një reagim të ftohtë.

“E kam ndjekur dhe kam komunikuar me Polin. Madje duke parë dëmtimin e tij mendoj se mundësitë që ai të jetë me ne në Kupën e Botës janë kompromentuar.

Më vjen keq, sepse të të mungojë një si Pogba është një humbje shumë e madhe. Si shok skuadre dhe si mik uroj që ai të rikuperohet deri atëherë, por nëntori është shumë afër dhe nuk e di nëse do të mund të kapë formën, pas dy muajve pa u stërvitur”, tha “gardiani” titullar i bluve.

Pol Pogba u operua pas dëmtimit që mori në fillim të sezonit dhe kjo pritet që ta mbajë atë jashtë Botërorit të Katarit, që do të jetë një humbje e madhe për kampionët e botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat