Mbrojtësi i nënshtrohet operacionit

Futboll

Mbrojtësi i nënshtrohet operacionit

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 17:55
Mbrojtësi i nënshtrohet operacionit

Alesandro Florenzi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Sassuolos në kampionat më datë 30 shtator.

Mbrojtësi nuk mundi t’i shpëtonte ndërhyrjes kirurgjikale të cilën në fakt e ka kryer mëngjesin e së enjtes nga profesori Lasse Lempainen në Finlandë.

Operacioni për fatin e mirë të lojtarit përfundoi me sukses ndërsa 31-vjeçari tashmë do të startojë fazën e rikuperimit e cila në fakt parashikohet të jetë e gjatë.

Në njoftimin zyrtar, Milan lajmëron se Florenzi pritet të rikthehet vetëm në vitin 2023, pasi do të duhen të paktën pesë muaj që mbrojtësi të marrë veten. Një humbje e madhe për kuqezinjtë, por një lajm i keq edhe për vetë Florenzin i cili gjatë karrierës së tij nuk ka pasur aspak fat me dëmtimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat