Capello: Liverpool-i çaloi në të gjitha drejtimet

Futboll

Capello: Liverpool-i çaloi në të gjitha drejtimet

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 12:34
Capello

Lojtari i ndeshjes në Napoli-Liverpool nuk është Anguissa dhe as Zielinski, i cili shënoi dy gola. Jo, është Luciano Spalletti, njeriu me paterica, që i bëri anglezët të kërcejnë nën tingujt e golave.

Për ta dhënë këtë “emërim” mendoi Fabio Capello, ish-trajneri i njohur dhe tani analist sportiv. Trajneri italian drejtoi ndeshjen perfekte (për Klopp ishte një stuhi perfekte) nga fillimi deri në fund, duke mos lejuar që “Reds” të ktheheshin në lojë edhe pas golit të Luis Diaz.

Duke njohur meritat e Napolit, pa dyshim, Capello nënvizoi edhe limitet aktuale të Liverpool-it: “Napoli ka cilësi dhe kjo u duk qartë gjatë ndeshjes.

Ky Liverpool nuk luan me të njëjtin intensitet si vitet në të cilat fitoi gjithçka. Napoli ka bërë një lojë e mrekullueshme. 4-1 nuk është rezultati i duhur, 7-2 ishte gjithçka”.

Liverpool-i çaloi në të gjitha drejtimet, me pak fjalë, sipas “Don Fabio”: “Ata kanë shpejtësinë, që është arma e tyre. Por thjesht nuk e shfaqën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat