Vjen konfirmimi nga Galatasaray për lojtarin e Kosovës

Futboll

Vjen konfirmimi nga Galatasaray për lojtarin e Kosovës

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 23:38
Rashica

Milot Rashica pritet që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi nga Kosova nuk e ka nisur mirë sezonin e ri te Norwich City dhe nuk është paraqitur në ndeshjet e fundit.

Gjatë ditës u raportua se ai do të transferohet te Galatasaray dhe tanimë ka ardhur konfirmimi nga klubi turk.

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Galatasaray ka konfirmuar se janë në bisedime me Norwichin dhe Milot Rashicën për huazimin e vushtrriasit në Stamboll.

“Kanë nisur negociatat zyrtare me futbollistin dhe klubin e tij Norwich City Football Club, për transferimin e përkohshëm të futbollistit profesionist Milot Rashica në klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit nga Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat