Kampioni i Kosovës është gati për sfidën me rumunët

Futboll

Kampioni i Kosovës është gati për sfidën me rumunët

Nga: K. G. Më: 6 shtator 2022 Në ora: 18:36
Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, është gati për sfidën e parë të fazës së grupeve të Conference League.
Futbollistët therandas kanë shkruar historinë si skuadra e parë nga Kosova, që ka arritur në mesin e skuadrave më të mira.

Ata janë përgatitur maksimalisht për ndeshjen e të enjtes., kundër ekipit nga Rumania CFR Cluj 1907.

“Pritjes po i vije fundi, edhe dy ditë kanë mbetur deri në debutimin tonë në grupet e Ligës Konferencë.

Të enjten në këtë kompeticion nuk do të debutojë vetëm ekipi kampion, Ballkani, por e tërë Kosova.

Me fillim nga ora 18:45, në tempullin e futbolldashësve shqiptarë, “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të përballemi me CFR Cluj 1907 në ndeshjen e parë të grupit G në UEFA Conference League”, shkruan në faqen e FC Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat