Dëshira e presidentit të UEFA-s

Futboll

Dëshira e presidentit të UEFA-s

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 14:05
Dëshira e presidentit të UEFA-s

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, është shprehur plotësisht i bindur se Spanja dhe Portugalia do të jenë organizatorët e Botërorit 2030.

Numri një i UEFA-s ka marrë pjesë në inaugurimin e kongresit ndërkombëtar “Football Talks”, që po mbahet në Lisbonë (Portugali), ku ka mbështetur plotësisht kandidaturën e dy vendeve të gadishullit Iberik për të pritur Botërorin që do të luhet pas 8 vitesh.

“Jam i sigurt se Botërori 2030 do të luhet në Spanjë e Portugali, dy vende që jetojnë me futbollin, – tha ai.

Kjo është një kandidaturë fituese dhe do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar këto dy vende të fitojnë të drejtën për organizimin e Botërorit. Ne si UEFA do të bëjmë gjithçka për të ndërtuar një infrastrukturë moderne të denjë për mikpritjen e një evenimenti të kësaj shkalle”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat