Xavi: Ëndrrat janë falas

Futboll

Xavi: Ëndrrat janë falas

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 13:48
Xavi: Ëndrrat janë falas

Në vigjilje të ndeshjes së parë në Champions League kundër Viktoria Plzen, trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez ka folur në konferencë për shtyp.

Strategu konfirmoi se është në një grup të vështirë, por ekipi i tij do të luftojë për të fituar Championsin.

“Championsi është një privilegj për ne, është bukur të kthehesh në këtë kompeticion.

Nesër do të jetë një betejë, Viktoria Plzen nuk ka asgjë për të humbur. Jemi në një grup të vështirë, më i vështiri i viteve të fundit, ndaj dhe do të luftojmë për të arritur në fazën tjetër.

Objektivi i parë është që shkojmë në fazën me eliminim direkt, më pas do të shohim.

Ëndrrat janë falas, përse nuk mund të fitojmë kompeticionin, por duhet që të fitojmë nesër. Nuk e kuptoj si mund të luash pa dëshirën për të fituar, duhet të jemi të duruar”, deklaroi Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat