Statistika interesante, kjo është seria e Ballkanit për tre ndeshje 

Futboll

Statistika interesante, kjo është seria e Ballkanit për tre ndeshje 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2022 Në ora: 22:14
Ballkani

Kampioni në fuqi, Ballkani, ka shënuar fitoren e tretë rresht në elitën e futbollit të Kosovës.

Cila është çudia e Ballkanit sa i përket statistikave?

Tre ndeshje po aq fitore dhe të gjitha me rezultat identik 1:0.

Fitorja e parë me 1:0 ndaj Drenicës, pastaj me 1:0 kundër Dukagjinit dhe sonte në udhëtim me 1:0 në përballje me Prishtinë.

Therandasit plot 270 minuta nuk kanë pësuar gol ose kanë shënuar nga një gol për ndeshje.

Ballkani me mbrojtjen më të fortë por jo edhe me sulmin deri me tash, ku efikasiteti nuk është ashtu siç pritej, por e rëndësishme që kanë fituar të gjitha takimet në edicionin e ri.

Në javën e ardhshme, i pret punë e madhe në duel me Dritën.  

Rezultatet

Drita - Llapi 4:0
Trepça '89 - Malisheva 2:3
Drenica - Ferizaj 0:0
Dukagjini - Gjilani 0:1
Prishtina - Ballkani 0:1

Tabela

1. Gjilani    5    4    1    0    8:3    13
2. Ballkani   3    3   0    0    3:0   9    
3. Drita    4    2    2    0    8:3    8
5. Prishtina        3    2    1    1    4:3    7
5. Malisheva    4    2    0    2    7:6    6
6. Drenica    5    1    2    2    2:3    5
7.  Llapi    5    1    2    2    5:9    5
8. Ferizaj    5    0    3    2    4:7    3
9. Trepça ’89    4    0    2    2    7:10    2
10. Dukagjini    5    0    1    4    2:6    1
Në javën e ardhshme do të takohen: Drenica - Trepça '89, Malisheva - Dukagjini, Ballkani - Drita, Ferizaj - Llapi dhe Gjilani - Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat