Kosova e Dyseldorfit shënon fitore të madhe

Futboll

Kosova e Dyseldorfit shënon fitore të madhe

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 21:47
Kosova e Dyseldorfit

Djelmoshat e Kosovës së Dyseldorfit kanë shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Lohausener SV.

Tre pikë të mëdha për djelmoshat tanë, të cilët treguan lojë më të mirë se rivali.

Bujar Neziri, alfa dhe omega e këtij klubi, padyshim se është i gëzuar dhe i uron futbollistët për angazhim dhe lojë të mirë. 

“Edhe tre pikët e radhës mbesin në Am Wald.

Me një lojë intensive ekipi ynë fitoi një ndeshje shumë të rëndë duke marrë parasysh që ekipi kundërshtar mbrohej gjatë gjithë kohës .

Saverio Amoroso me dy golat e tij në minutën e 65-të dhe 72-të i dhuroi fitoren e dytë këtë sezon klubit tonë 

Falënderim i veçantë të gjithë atyre që ishin në përkrahje të ekipit”, shkruan në faqen e klubit Kosova. 

Kosova garon në Bezirksliga dhe renditet në vend të nëntë me 6 pikë pas katër jave të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat