Tre emra në listën e Romës

Futboll

Tre emra në listën e Romës

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:02
Roma

Tre emra në listën e Romës!

Merkato është mbyllur më datë një shtator, mirëpo trajneri Jose Mourinho vijon të insistojë për një mbrojtës qendre teksa ende mundësinë të nëshkruajë me futbollistë që nuk janë në kontratë. Tekniku luzitan i ka kërkuar sërish drejtorit Pinto të forcojë organikën teksa portugezi vuan edhe dëmtimin e Marash Kumbullës.

Tre emrat në listën e Romës janë Denayer, ish-i i Lyonit ndërsa në garë për mbrojtësin është edhe Wolverhampton.

Një tjetër emër që i intereson Mourinhos është Zagadou i cili ka mbyllur marrëveshjen me Borussia Dortmund ndërsa një tjetër opsion është edhe Maksimovic që e njeh kampionatin italian pasi më parë është aktivizuar me Genoa. Pritet që në ditët e ardhshme një prej tre emrave të sipërpërmendur të veshë fanellën verdhekuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat