Vendosi të mbajë Navasin, ja fjalët e Galtier për Donnarumman

Futboll

Vendosi të mbajë Navasin, ja fjalët e Galtier për Donnarumman

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Christophe Galtier këmbëngul se Gigio Donnarumma mbetet portieri i parë i Paris Saint-Germain pavarësisht qëndrimit të Keylor Navas në klub.

Ish-portieri i Real Madridit kishte qenë në bisedime me Napolin gjatë afatit kalimtar të verës, por klubi italian dëshironte ta transferonin atë me parametra zero.

Mauricio Pochettino vazhdimisht ndërronte Navasin dhe Donnarumman sezonin e kaluar, por Galtier tani ka zgjedhur italianin si titullar të rregullt në “Parc des Princes”.

“Për sa i përket vendimit, zgjedhja ime është Gigio Donnarumma për numrin 1, dhe Keylor është i përshtatshëm për të qenë nr.2”, tha trajneri francez.

“Tani që transferimi është mbyllur, nuk mendoj shumë për këtë. Nr.2 është gati nëse ka lëndime apo pezullime. Kjo është vendosur dhe do të mbetet e njëjtë”, shtoi më tej Galtier.

Donnarumma bëri 24 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit të tij të parë në Paris. Ai ka pranuar 27 gola në 30 ndeshjet e tij të para me gjigantin e Ligue 1.

Ish-ylli i Milanit iu bashkua PSG-së në një transferim të lirë në verën e vitit 2021 pasi u emërua “Lojtari i Turneut” në UEFA Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat