Presion mbi Barcelonën për të gjetur marrëveshje me Atleticon për Griezmann

Futboll

Presion mbi Barcelonën për të gjetur marrëveshje me Atleticon për Griezmann

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Transferimi i Antoine Griezmann në Barcelonë nga Atletico Madrid përfundoi duke qenë njëra nga katastrofat e epokës së Bartomeut, dhe trashëgimia e tij ende po e ndjek gjigantin e La Ligas.

Por, kjo nuk ishte marrëveshja e vetme mes Barçës e Atleticos, pasi që “Blaugranët” u detyruan ta huazonin atë te Aletico, duke përfshirë një klauzolë blerjeje të detyrueshme të vendosur në 40 milionë euro nëse francezi luan mjaftueshëm ndeshje.

Atletico tani po e lë atë jashtë skuadrës për të shmangur pagesën e asaj shume, duke i bërë presion Barcelonës që të pajtohet me një shumë më të ulët.

Griezmann është tashmë 32 vjeç dhe do të ketë vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij kur të përfundojë këtë sezon të dytë të huazimit të tij.

Barça e di se vlera e tij po bie, dhe është e vetëdijshme se nuk do të mund ta shesin sulmuesin francez verën e ardhshme për 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat