Sulmuesi belg ia del

Futboll

Sulmuesi belg ia del

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 11:12
Sulmuesi belg ia del

Divok Origi e ka marrë veten dhe do të jetë rregullisht mes të grumbulluarve të Milanit për ndeshjen e sotme kundër Interit.

Problemet në shpinë privojnë nga kjo sfidë Ante Rebiçin, që do të qëndrojë përsëri në tribunë. Kroati është në përmirësim, por Pioli nuk dëshiron ta rrezikojë.

Në infermieri, ndërkohë, është vetëm Florenci që u dëmtua kundër Sasuolos dhe duhet të mungojë për një kohë të gjatë.

Këto dëmtime, sidoqoftë, nuk ndikojnë në zgjedhjet e Milanit për formacionin e sotëm.

Titullari i sulmit do të jetë ndëshkuesi i derbit, Olivie Zhiru, që me dopietën e tij, futi ekipin në binarët e titullit në vitin e kaluar.

Asnjë dilemë për rolet e tjera, ku Mesiasi do të rikthehet në të djathtë e Leao në të majtë, me De Ketelaren si fantazist.

Benaser e Tonaliri formojnë digën e mesit të fushës, teksa prapavija ndaj Interit do të jetë ajo klasikja, e përbërë nga Hernandez, Tomori, Kalulu dhe Kalabria, që rikthehet pasi pushoi kundër Sasuolos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat