Nuhiu: Gjithmonë skuadrat e ‘lënduara’ dijnë të jenë të rrezikshme

Futboll

Nuhiu: Gjithmonë skuadrat e ‘lënduara’ dijnë të jenë të rrezikshme

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 17:29
Nuhiu në mes

Drita e Gjilanit mobilizohet për fitore kundër Llapit të Poduejvës, në takimin e javës së pestë të elitës së fuitbollit të Kosovës.

Drita mëton tre pikë të mëdha, ndërsa llapjanët të rikthehen të rezultati pozitiv pas humbjes me 1:2 nga Prishtina.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i njeh cilësitë e skuadrës së Llapit dhe nesër në Gjilan (stadiumi ndihmës, 15.00) pret fitore.. 

“Nesër na pret ndeshje e rëndësishme dhe si të tillë do ta trajtojmë. Kundërshtari meriton respekt maksimal, kurse ne ndeshjen do ta luajmë me përqendrim dhe vlerësim në maksimum.

Në dy ndeshjet e fundit skuadra na ka plotësuar shumë, qasja, serioziteti dhe mënyra se si I kanë zhvilluar ndeshjet. Besoj që edhe nesër do të kemi po të njejtën qasje, do të performojmë në formë të njejtë, të jemi kërkues dhe sigurisht do kemi edhe qasje agresive. Do të kërkojë vetëm të jemi më të qetë para portës apo edhe të kemi fatin sportive për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë Nuhiu.

 “Gjithmonë skuadrat e ‘lënduara’ dijnë të jenë të rrezikshme e të reagojnë. Edhe ne kemi lënë dy pikë dhe kërkojë të jetë reagimi nga skuadra jonë dhe Llapi le të sheh të këndellet diku tjetër e jo nga ndeshja me ne”, ka thënë ai.

Gazetarët patën pyetjet e tyre në lidhje me formën e Dritës në katër javët e para dhe rezultatet e deritanishme, për të cilat Nuhiu tha se është fillimi i kampionatit dhe skuadra ka mundësi të rikuperohet.

“Realisht të vjen keq për katër pikët e lëna në këto ndeshje, por mënyra se si jemi paraqitur e kemi zhvilluar ndeshjet nuk ka munguar dëshira. Përkundrazi, ka qenë shumë e motivuar dhe ka krijuar aq shumë raste, sidomos në ndeshjen e fundit ku vetëm në minutën e 15-të kishim 3 apo 4 raste për ta mbyllur ndeshjen. 

Më gëzon fakti kur sulmuesi, mesfusha apo edhe mbrojtësi merr guximin dhe del në sulm. Mua si trajneri më shqetëson kur nuk shkojmë te porta e kundërshtarit, nuk krijojmë raste. Momentin që krijojmë nuk mërzitëm aspak, sepse është çështje kohe kur do të fillojë të fitoj skuadra. E mira e kësaj është se jemi vetëm në fillim të kampionatit dhe ne kemi mundësi t’i rikuperojmë pikët e lëna dhe mund të fillojmë nga ndeshja e nesërme”, ka përfunduar Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat