Prezanton tri përforcimet e mëdha, ja emrat

Futboll

Prezanton tri përforcimet e mëdha, ja emrat

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 10:41
Prezanton tri përforcimet e mëdha, ja emrat

Futsal Karadaku nga komuna e Likovës nesër do të prezantojë tri përforcimet e reja në klub. Egzon Aziri, Vedat Bajrami dhe Kushtrim Dauti do të jenë ardhjet e reja, mëson Open-TV.

Egzon Aziri dhe Vedat Bajrami vijnë nga Futsal Club Forca, ndërsa Kushtrim Dauti rikthehet pas disa vitesh, pas aventurave të sukssesshme te Veles dhe Struga.

Këto tre lojtarë të futsallit priten të jenë një “infuzion” i madh për Futsal Karadukun në sezonin e ri të Ligës së parë, i cili do të nis në fund të muajit shtator ose në fillim të tetorit.

Por këto nuk do të jenë risit e vetme tek ky klub. Open-TV mëson se drejtuesit e Futsal Karadaku janë në kontakte të vazhdueshme edhe me lojtarë të futsallit nga Kosova kështu që në edicionin e ri pritet të shohim një ekip shumë më të fortë dhe më ambicioz.

Sa për kujtesë nga Futsal Karadaku janë larguar Hasan Bilalli, Arijat Osmani dhe portieri Maliq Latifi. të tre iu janë bashkuar Futsal Club Forca nga Kumanova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat