Vllaznia është vetëm një hap larg grupeve të Champions League

Futboll

Vllaznia është vetëm një hap larg grupeve të Champions League

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 18:58
Vllaznia është vetëm një hap larg grupeve

Pas shumë vitesh tentativash dhe rezultatesh historike, ka ardhur momenti që Vllaznia e femrave të mbërrijë deri në fazën e grupeve të Champions League. Në ditën e nesërme do të hidhet shorti sa i përket raundit të dytë dhe të fundit para fazës së grupeve.

Fatmirësisht Vllaznia ka arritur të evitojë Juventusin, duke u renditur së bashku me italianet si favorite.

Në saj të pikëve të marra për shkakun e rezultateve të viteve të fundit, Vllaznia do të jetë favorite karshi kundërshtarëve të saj të mundshëm që janë Sarajevo, Koge, Valur, Zhilstroy, Brann, Rangers, Kups.

Një prej këtyre rivalëve do të ndeshet me Vllazninë dhe pas këtij raundi do të jetë momenti i grupeve. Shkodranet arritën që të kalonin në raundin e parë Spartak Myjavën në shifrat 1-0, ndërsa këtë herë raundi i dytë do të jetë me dy takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat