Berardi, zakonisht nuk përmbahet përballë Milanit, por,..

Futboll

Berardi, zakonisht nuk përmbahet përballë Milanit, por,..

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 17:33
Berardi

Sassuolo ka marrë një pikë të çmuar kundër Milan-it, pavarësisht paraqitjes zhgënjyese të Domenico Berardi-t, i cili ka gabuar një penallti dhe është larguar nga fusha para kohe për shkak dëmtimit.

Penalltia ka qenë një përjashtim që konfirmon rregullin.

Berardi, zakonisht nuk përmbahet përballë Milanit. Dhe shifrat e tregojnë këtë: 10 gola dhe katër asiste në 18 ndeshje kundër kuqezinjve.

Me kusht që të mos i kërkohet të godasë një penallti. Pavarësisht plagëve të shumta që i ka shkaktuar Milan-it, sulmuesi i Sassuolo-s është shumë bujar nga pika e bardhë.

Berardi nuk di të shënojë me penallti kundër Milan-it. Bëhet fjalë për një nga rastet e pakta në të cilët përqindja realizuese e sulmuesit është 0%.

Sulmuesi i Sassuolo-s ka shënuar në çdo mënyrë të mundshme dhe shpesh kundër Milan-it, por nuk ia ka dalë kurrë nga pika e bardhë.

Tentativa e parë dhe e vetme para ndeshjes së luajtur këtë të martë ka qenë në javën e 26-të të kampionatit 2016/17 në një ndeshje që mund të sillte shkarkimin e trajnerit të asaj kohe Montella. Milan-i ka fituar 1-0 dhe Berardi ka gabuar një penallti, të neutralizuar nga Donnarumma.

Ndryshon bilanci kundër Inter-it. Berardi nuk gabon kurrë nga 11 metrat përballë zikaltërve. Penalltinë e parë e ka shënuar në sezonin 2014/15.

Sassuolo e ka fituar atë ndeshje 3-1 dhe penalltia ka fiksuar rezultatin final. Akoma më e rëndë ka qenë ajo e vitit pasardhës kur në minutat shtesë sulmuesi i Sassuolo-s ka realizuar penalltinë që i ka dhuruar fitoren 1-0 dhe 3 pikët ekipit të tij.

Përsëri në gol dhe gjithmonë vendimtar kundër zikaltërve në sezonin 2018/19 kur ka ndëshkuar Handanovic nga11 metrat dhe i ka dhënë humbjen e parë Inter-it të Spalletti-t.

Sulmuesi ka arritur ta ndëshkojë portierin slloven edhe në sezonin 2019/20. Një ekzekutim perfekt në javën e 27-të përe një barazim 3-3 që do të jetë vendimtar për sezonin e parë në drejtim të zikaltërve të Antonio Conte-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat