Munishi: “Plisat” do t’i japin leksion falas për ata që duan të mësojnë 

Futboll

Munishi: “Plisat” do t’i japin leksion falas për ata që duan të mësojnë 

Nga: K.G.. Më: 31 gusht 2022 Në ora: 15:51
Munishi

Prishtina për të vazhduar pamposhtmërinë, ndërsa kampioni në fuqi, Ballkani, serinë e fitoreve. 

Prishtina ka dy fitore e një barazim, një ndeshje më pak, ndërsa Ballkani ka dy fitore rresht dhe dy takime me pak. 

Derbi i javës së pestë të elitës së futbollit të Kosovës, pritet me kureshtje nga dashamirët e kësaj loje. 

Cila skuadra do të vazhdojë serinë e  rezultateve të mira dhe cila do të njoftohet me humbje, gjithçka dihet të dielën në orën 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

“Të dielën mbrëma do të jetë kënaqësi me qenë prishtinas dhe anëtar i FC Prishtinës.

"Plisat" do t’i japin leksion falas për ata që duan të mësojnë”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.

Gjilani kryeson me 10 pikë, pasojnë Prishtina me 7, Ballkani 6, Drita 5 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat