Januzaj transferohet në klubin e njohur

Futboll

Januzaj transferohet në klubin e njohur

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 11:12
Januzaj

Adnan Januzaj më në fund është bërë me klub të ri.

Futbollisti kosovar ka arritur marrëveshje me Sevillan pasi u nda në fillim të verës me Real Sociedadin, pasi i skadoi kontrata.

Përfaqësuesi belg ka mbërri tashmë në Sevilla dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se ta nënshkruajë kontratën e re,.

Mediat spanjolle raportojnë se ish-futbollisti i Manchester Unitedit do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin andaluzian.

Për 27 vjeçarin spekulohej për një rikthim të mundshëm në Premierligë ose për një transferim eventual në Serie A.

Por, në fund ai vendosi të qëndrojë në La Liga, ku luajti me sukses në sezonet e fundit.

Futbollisti nga Istogu është i vendosur ta tregojë veten në Sevilla, e cila është treguar mjaft e suksesshme në garat evropiane në dekadën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat