Huazohet në Gjermani

Futboll

Huazohet në Gjermani

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 13:58

Një nga objektivat e Juventusit në merkato, sulmuesi i talentuar i Çelsit huazohet në Gjermani!

Sulmuesi i talentuar i Çelsit, Kallum Hadson-Odoi, është zyrtarisht një futbollist i Bajer Leverkusen.

Anglezi prej kohësh flitej për një largim nga “Blutë” e Londrës dhe duket se klubi i Premier Ligës ka zgjedhur që ta huazojë për një vit në Gjermani.

Për 21-vjeçarin prej kohësh interesohej dhe Juventusi, por bardhezinjtë hoqën dorë pas transferimit të Kostiç, kështu Odoi zgjodhi të kalonte në Bundesligë, ku do të luajë për një vit dhe më pas do të rikthehet dhe njëherë me Çelsin, për të vendosur mbi të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat