Dundee shkarkon trajnerin

Futboll

Dundee shkarkon trajnerin

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 13:52
Celtic

Jo vetëm Scott Parker, një tjetër trajner shkarkohet pasi humbi me rezultatin 9:0!

Pas humbjesh të bujshme të Bournemouth ndaj Liverpool me rezultatin 9-0, gjë që më pas solli edhe shkarkimin e trajnerit Scott Parker, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Skoci.

Të dielën skuadra e Dundee United humbi 9-0 ndaj Celtic-ut në shtëpi. Ky rezultat poshtërues ka sjellë edhe pasoja.

Klubi i Dundee ka shkarkuar nga detyra trajnerin Jack Ross.

Lajmin e shkarkimit të Ross e ka bërë publik vetë klubi skocez përmes një postimi në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat