Nantes - Troulouse, sfidë me katër gola

Futboll

Nantes - Troulouse, sfidë me katër gola

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 17:07
Nantes - Troulouse, sfidë me katër gola

Kampionati francez është duke dhuruar çdo javë e më shumë spektakël. Edhe në raundin e katërt të Ligue 1 nuk mund të mungonin golat dhe kartonët e kuq.

Në vetëm katër takime janë dhënë tre kartonë të kuq, ndërsa janë realizuar plot 18 gola.

Nantes-Troulouse u ndanë me rezultatin 3-1, me golin e parë që u shënua nga miqtë në minutën e 15’ nga Aboukhlal.  Ndërsa vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, me golin e parë që u realizua nga Guessand në minutën e 50’, pesë minuta më pas shënoi Mostafa Mohamed, ndërsa Simon vulosi fitoren në minutën e 61’.

Montpellier fitoi thellë me rezultatin 0-7 në transfertë ndaj Brest, në një takim që e dominoi të gjithin. Vetëm në pjesën e parë u realizuan pesë gola me Maouassa në minutën e 6’, Wahi në të 10-ën, Khazri në minutën e 11’, Cozza në minutën e 25’, ndërsa 6 minuta më pas Wahi do të realizonte golin e dytë personal dhe të pestin për ekipin e tij.

Pjesa e dytë do të kishte si start një karton të kuq, të cilin Lees-Melou e mori në minutën e 50’, duke lënë vendasit në inferioritet, si të mos mjaftonte rezultati deri në atë moment. Më pas në minutën e 64’ Germain realizoi golin e gjashtë për ekipin  tij, ndërsa në të 84’ ishte po ai që do të realizonte dopietë dhe shënonte golin e shtatë për Montpellier.

Lorient-Clermont u ndanë me rezultatin 2-1, me golat që për vendasit i realizoi të dy Mossi, në minutën e 24’ me penalti dhe më pas shënoi në minutën e 41’. Miqtë mbetën më 10 lojtarë në minutën e 48’, kur Borges mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa në minutën e 62’ Muhammed Cham gjeti rrugën drejt rrjetës, por në fund ishte Lorient që mori pikët e kësaj sfide.

Troyes fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Angers, me golat që për vendasit i realizuan Ripart në minutën e 12’, Balde në minutën e 61’ dhe Odobert në minutën e 82’. Teksa miqtë mbetëm me një lojtar më pak në minutën e 21’, kur Mendy mori kartonin e dytë të kuq. Ndërsa në minutën e 67’ Diony gjeti rrugën drejt rrjetës, megjithatë ai gol nuk mund të ndryshonte asgjë për skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat