Nuhiu: Nesër na pret një përballje e fortë në Ferizaj

Futboll

Nuhiu: Nesër na pret një përballje e fortë në Ferizaj

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 16:30
Nuhiu: Nesër na pret një përballje e fortë në Ferizaj

“Nga skuadra jonë pres të kemi vazhdimësi të rezultateve dhe përveç të bëjmë një lojë të bukur, të jemi edhe të qetë para portës e t'i konkretizojmë rastet që po na jepen”, theksoi kryetrajneri i Dritës së Gjilanit, Ardian Nuhiu në konferencën për media para ndeshjes së katërt kampionale, kundër Ferizajt.

Trajneri po ashtu potencoi se nesër (17.00) na pret një ndeshje e fortë në Ferizaj, sepse kundërshtari ka futbollistë cilësorë, me të cilët skuadra jonë ka lidhje speciale.

"Nesër na pret një përballje e fortë, realisht rezultatet e deritanishme nuk janë pasqyrë reale sepse ata kanë realizuar në tri ndeshjet e tyre dhe mendoj se kanë merituar më tepër.

Bëhet fjalë për një skuadër me futbollistë cilësorë, disa nga ta kanë qenë pjesë e jona dhe janë shumë special për mua e të rëndësishëm edhe për klubin tonë. Nga skuadra ime pres të kemi vazhdimësi të rezultateve pozitive.

Më gëzon fakti që edhe në ndeshjen e fundit kemi luajtur një ndeshje të mirë dhe skuadra ka pasur gjithçka nën kontroll posedimin e topit dhe rastet e krijuara. Kështu që duhet që të kemi fokusin dhe gjithë energjinë ta nxjerrim në atë 90 minutësh për të marrë tri pikët e plota”, ka thënë Nuhu.

Nga pyetjet e gazetarëve, Nuhiu theksoi faktin se çdo fillim kampionat është i vështirë edhe për skuadrat e mëdha, por është e rëndësishme të përmirësohemi ndeshje për ndeshje.

“Është e rëndësishme që duke marrë futbollistët formën e tyre, të luajnë edhe më mirë, duke marrë pikët dhe realizuar fitoret. Duke kaluar ndeshjet, duke u përmirësuar dhe për këtë më vjen mirë që fituam në ndeshjen e fundit.

Pas ndeshjeve në Evropë është e vërtetë që po e kemi të vështirë të kthehemi në realitet, por duhet ta lëmë pas e t’ia bëjmë hyzmetin kampionatit, sepse po ky kampionat do të na dërgojë në Evropë”, ka përfunduar Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat