Kampionët e nisin në Skoci, PSG - Juventus supersfida e parë

Futboll

Kampionët e nisin në Skoci, PSG - Juventus supersfida e parë

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:53
Kampionët e nisin në Skoci, PSG - Juventus supersfida e parë

Shorti i fazës së grupeve në Champions League dhuroi duele të forta dhe spektakolare. Robert Lewandowski do të përballet me Bayern Munchen, teksa Erling Haaland do të vihet kundër Borussia Dortmund.

Është përcaktuar edhe kalendari i sfidave, me javën e parë që do të zhvillohet më 6 dhe 7 shtator, aty ku nuk mungojnë përballjet e mëdha. Milani dhe Juventusi zbresin në fushë më 6 shtator, respektivisht ndaj Salzburgut dhe PSG-së në transfertë.

Kampionët në fuqi të Realit të Madridit, e fillojnë mbrojtjen e titullit në Skoci përballë Celtic. Sevilla-Manchester City është një tjetër ndeshje e fortë e 6 shtatorit.

Një ditë më vonë është radha e Interit të Inzaghit, që pret në “San Siro” Bayern Munchen. Spektakolar pritet të jetë edhe takimi Napoli-Liverpool i së njëjtës ditë.

Duele të zjarrta edhe në javën e tretë, me Barcelonën që viziton Interin në Itali (4 tetor), ndërkohë që një ditë më vonë do zhvillohet supersfida Chelsea-Milan në “Stamford Bridge”.

Faza e grupeve e sezonit 2022/2023 në Champions League, do të mbyllet në fillim të nëntorit. Më pas radha e Botërorit Katar 2022, kompeticion që do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor.

Finalja e madhe do të luhet më 10 qershor të vitit 2023 në stadiumin “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit, Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat