Elanga mund të largohet nga Manchesteri në formë huazimi

Futboll

Elanga mund të largohet nga Manchesteri në formë huazimi

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 10:52
Elanga

Manchester United është i përgatitur të lejojë Anthony Elangan të largohet në formë huazimi nëse fillimisht transferojnë Antonyn nga Ajaxi.

20-vjeçari është paraqitur në të tri ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Premierligë, teksa ishte titullar në fitoren ndaj Lieverpoolit.

Pavarësisht paraqitjes në çdo ndeshje këtë sezon, Elanga duket se nuk preferohet nga trajneri para Marcus Rashfordit, Jadon Sanchos e Anthony Martialit, teksa minutat për të mund të kufizohen edhe më shumë, nëse klubi anglez e kompleton transferimin e Antonyt.

Dhe, sipas “The Sun”, “Djajtë e Kuq” janë të hapur të lejojnë Elanga të largohet në formë huazimi, teksa për të interesim raportohet se ka shprehur një klub anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat