Freiburgu i gëzohet tri pikëve

Futboll

Freiburgu i gëzohet tri pikëve

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 23:42
Freiburgu i gëzohet tri pikëve

Në shtëpinë e tij, Freiburgu e bëri më së mirë detyrën ndaj Bochumit, që mbetet në vendin e fundit pas katër ndeshjesh pa asnjë pikë.

Edhe pse ishte një ndeshje me shumë raste, pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë vendasit fituan të drejtën e një penalltie, me Grifon, që nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, por menjëherë e korrigjoi gabimin duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Goli ndezi të dyja ekipet që kishin disa mundësi për të shënuar. Në total së bashku gjetën katër herë shtyllat në minutat pas golit të realizuar.

Në fund Freiburgu i gëzohet tri pikëve dhe vijon të mbajë një ritëm të mirë në këtë fillim sezoni, ndërsa Bochum thellon krizën e tij, duke shtuar vetëm numrin e golave të pësuar dhe asgjë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat