Publikohen formacionet zyrtare, Lazio - Inter

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare, Lazio - Inter

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 20:20
Publikohen formacionet zyrtare, Lazio - Inter

Lazio-Inter është një nga sfidat më interesante të kësaj jave në Serinë A, me dy skuadra pretendente për objektiva të rëndësishëm të cilat do të tregojnë se ku janë në këtë pikë të sezonit dhe nëse do të mund të vazhdojnë ecurinë e dy javëve të para.

Pasi la pikë në ndeshjen e javës së dytë, Lacio do të kërkojë të marrë rezultat ndaj zikaltërve që kanë dy fitore dhe që janë pretendentë kryesorë për të fituar titullin.

Trajneri Sarri ka vendosur që t’i besojë nga minuta e parë në këtë duel Vesinos, ish-mesfushorit të Interit i cili iu bashkua bardhekaltërve në verë, ndërsa në sulm do të jetë Zakanji përkrah Imobiles.

Ndërsa te Interi nuk ka dyshime për dyshen LuLa në sulm, me Barela, Brozoviç e Galjardini pas krahëve të tyre. Si Hysaj te Lacio, ashtu edhe Asllani te Interi, e nisin ndeshjen nga stoli.

FORMACIONET ZYRTARE

LAZIO: Provedel, Lazari, Patrik, Romanjoli, Marushiç, Milinkoviç-Saviç, Kataldi, Vesino, Anderson, Zakanji, Imobile.
Trajner: M. Sarri

INTER: Handanoviç, Skrinjar, De Vraj, Bastoni, Dumfrajs, Barela, Brozoviç, Galjardini, Dimarko, L. Martinez, Lukaku.
Trajner: S. Inzagi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat