Bernardo do të qëndrojë në Manchester City

Futboll

Bernardo do të qëndrojë në Manchester City

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 17:39
Bernardo do të qëndrojë në Manchester City

Portugezi edhe këtë sezon nuk pritet që të largohet nga kampionët e Anglisë!

Mesfushori ofensivë, Bernardo Silva nuk do të largohet nga Manchester City gjatë këtij afati kalimtar.

Kështu ka thënë trajneri i City, Pep Guardiola. Silva që një kohë të gjatë në këtë verë është lidhur me një largim për në Barcelonë.

Guardiola e pranoi që mesfushori është lodhur me këtë klub gjatë mesjavës – por mbrëmë është thënë që PSG ka bërë një ofertë për asin portugez.

Menaxheri i City, Pep Guardiola i mohoi këto lajme sot dhe tha se Silva është i përkushtuar dhe motivuar të luajë për skuadrën nga Etihad këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat