Grupet e Europa League, Xhaka, Kumbulla, Lushkja dhe Hysaj njihen me kundërshtarët

Futboll

Grupet e Europa League, Xhaka, Kumbulla, Lushkja dhe Hysaj njihen me kundërshtarët

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 14:23
Europa League

Gjatë mesditës së ditës së sotme është hedhur për fazën e grupeve të Europa League, me 32 skuadrat që janë njohur me kundërshtarët e tyre.

Në këto ekipe që kanë mundur të shkojnë deri në raundin e grupeve janë edhe skuadrat e katër lojtarëve shqiptarë.

Arsenali, ku luan Granit Xhaka, ka rënë në grupin A së bashku me PSV, Bodo/ Glimt dhe Zurich.

Roma e Marash Kumbullës ndodhet në grupin C, ku kundërshtarë do ketë Ludogorets, Real Betis dhe HJK.

Sheriff Tiraspoli, ku luan Regi Lushkja ka rënë në grupin e E, ku do ketë kundërshtarë shumë të fortë si Manchester United, Real Sociedad dhe Omonia.

Ndërsa Lazio i Elseid Hysaj ka rënë në grupin F së bashku me Feyenoord, Midtjlylland dhe Strum.

GRUPET:

GRUPI A: Arsenal, PSV, Bodo/Glimt, Zyrih.

GRUPI B: Dinamo Kiev, Rene, Fenerbahçe, AEK Larnaca.

GRUPI C: Roma, Ludogorets, Betis, Helsinki.

GRUPI D: Braga, Malmo, Union Berlin, St. Zhilliose.

GRUPI E: Mançester Junajtid, Real Sociedad, Sherif, Omonoia.

GRUPI F: Lacio, Fejnord, Midtjylland, Sturm Grac.

GRUPI G: Olimpiakos, Karabag, Fraiburg, Nant.

GRUPI H: Crvena Zvezda, Monako, Ferençvarosh, Trabzonspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat