Ballkani i Therandës në histori, në fazën e grupeve të Conference League

Futboll

Ballkani i Therandës në histori, në fazën e grupeve të Conference League

Nga: K.G. Më: 25 gusht 2022 Në ora: 20:23
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) -  Mrekulli! Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, është në fazën e grupeve të Conference League.

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj kampionit të Maqedonisë së Veriut, skuadrës shqiptare Shkupi, në ndeshjen e kthimit të play-off-it.

Therandasit edhe takimin e parë e kanë fituar me rezultat 2:1, duke u kualifikuar në fazën e grupeve.

Kryetrajneri Ilir Daja, ka bërë mrekullinë me Ballkani, festë në “Fadil Vokrri”, festë rrugëve, kualifikimi historik.

Rreth 13 mijë shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, panë lojë të mirë mes këtyre skuadrave,

Në minutën e 69-të, Ballkani përmes një veprimit të shpejt nga Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica realizon për fitoren e madhe, duke e mposhtur portierin Naumovski. 

Qysh në minutën e 2-të, Shkupi mbetet me një lojtar me pak pasi që Xhelil Abdulla u përjashtua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje nga pas.

Në minutën e 40-të, Ermal Krasniqi pati rast të qind për qindtë, por gjuajtjen e tij me vetëmohim e ndali portieri Naumovski.
Shkupjanët kërkuan penallti në pjesën e parë, por kështu nuk mendon gjyqtari.

Ballkani fut në histori futbollin e Kosovës, për herë të parë në histori në fazën e grupeve.

Ballkani – Shkupi 1:0   

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: I. Vad (Hungaria).
Shënues: Korenica (69’).
Kartona të verdhë:  As. Thaçi - Margvelashvil, Adetunji.
Kartoni i kuq: Abdulla.
Ballkani: Frashëri, Ar. Thaçi, Dellova, Jashanica, As. Thaçi (Potoku 65’), Gripshi, Kuç, Emërllahu, Korenica (Zyba 89’), Rrahmani (Berisha 90+2') dhe Krasniqi. 
Shkupi: Naumovski, Brdarovski, Abdulla, Margvelashvili, Sheji (Bajrami 74’), Danfa (Georgiev 82’), Alvarez, Queven (Adem 74’), Hamidi (Trapanovsk 67’), Adetunji dhe Cephas.

///////////////////////////////////////////////////

Në minutën e 70-të, shpërthen atmosfera si vullkan në Prishtinë, Ballkani shënon përmes Meriton Korenicës, 1;0 ndaj Shkupit,

Përfundoi pjesa e parë mes Ballkanit të Therandës dhe Shkupit, nuk solli gola.

Kampioni i Kosovës, në pesë minutat e parë bëri presion të madh ndaj kampionit të Maqedonisë së Veriut.

Qysh në minutën e 2-të, Shkupi mbetet me një lojtar me pak pasi që Xhelil Abdulla u përjashtua direkt me karton të kuq.

Në minutën e 40-të, Ermal Krasniqi pati rast të qind për qindtë, por gjuajtjen e tij me vetëmohim e ndali portieri Naumovski.

Shkupjanët kërkuan penallti në pjesën e parë, por kështu nuk mendon gjyqtari.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, janë mbi 12.000 shikues, atmosferë fantastike. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat