Inzaghi: Shpresoj që nesër Immobile ta bëjë pushim

Futboll

Inzaghi: Shpresoj që nesër Immobile ta bëjë pushim

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 18:26
Inzaghi

Interi do të përballet me Lazion në sfidën e javës së 3-të të Serie A, një takim i cili do të jetë i luftuar mes dy ekipeve.

Simone Inzaghi është ish-i i madh i këtij dueli, ndërsa në konferencën për shtyp, tekniku ka folur për vështirësitë e të luajtur ndaj kaltërve, ndërsa shpreson që nesër Ciro Immobile të jetë pushim dhe të mos shënojë gol në portën e zikaltërve.

“Lazio është një skuadër e madhe e cila është përmirësuar ndjeshëm në organikë. E dimë se çfarë janë të aftë të bëjnë, shpresoj që nesër Immobile ta bëjë pushim dhe të mos shënoj kundër nesh.

Skuadra duhet të bëjë më të mirën, jam me fat që kam mundësi të zgjedhë në disa role ku të gjithë më ofrojnë maksimumin kur zbresin në fushë.

Asllani është një djalë që po punon shumë mirë, është normale që ka ardhur me pritshmëri të larta. Jam i kënaqur nga ato që shoh prej tij. Është marrë për të ndihmuar Brozovic në atë rol, por tani me mungesën e Mkhitaryan mund të luaj edhe më lartë në mesfushë, edhe pse personalisht më pëlqen përpara mbrojtjes.”, u shpreh Inzagi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat