Maldini sfidon Marotta-n

Futboll

Maldini sfidon Marotta-n

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 16:12
Maldini

Merkato nuk fle kurre dhe sigurisht kontaktet dhe bisedimet vazhdojne edhe ne mbremje dhe gjate dited, ku ka azhornime, ashtu si jep edhe Sky Sport qe ndez nje fare derbi mes Milanit dhe Interi per nevojen qe kane per te fuqizuar prapavijen…

Duke pare veshtiresite per te arritur te futbollisti i Tottenham, Tanganga, edhe Milani mendon gjithashtu për Trevoh Chalobah. Kuqezinjtë, të cilët ende nuk kanë një marrëveshje me Tanganga, mund të kalojne te mbrojtësi në pronësi të Chelseat, i cili gjithashtu pëlqehet nga Inter.

Klubi zikalter ka bllokuar Acerbin dhe agjenti i tij ka qene ne seline zikalter per te gjetur akordin ekonomik qe do te thote se Lazio ka hapur per huazimin me ndonje shperblim pasi Acerbi nuk eshte me i mirepritur nga tifozeria bardhekalter…

Blutë do ta linin Chalobah të largohej si huazim vetëm nëse do të blinin Wesley Fofana të Leicesterit. Milani, për mbrojtësin anglez, mund të krijojë një negociatë të ngjashme me atë që në janar 2021 solli Tomori te kuqezinjtë në huazim me të drejtë shpengimi (opsion i ushtruar gjashtë muaj më vonë për 28 milionë euro).

Sa i perket kapitullit te mesfushës, një tjetër repart që Milani dëshiron ta përforcojë deri në fund të merkatos, nuk ka ende nje akord. E mërkura ishte një ditë ndërlidhëse për Jean Onana, pasi Bordeaux në ditët e mëparshme mbylli mundësinë e transferimit te lojtarit në formë huazimi.

Kuqezinjtë po përgatisin një ofertë përfundimtare. Për më tepër, pista që të çon në Vranckx i Wolfsburgut, plani B për repartin e mesfushes, është gjithmonë i gjallë. Bie plotesisht pista per Odenyaka pasi ky i fundit mund te transferohet te Club Brugge qe eshte interesuar dhe mund te paguaje ate qe kerkonte Midtjylland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat