Casemiro: Manchester United është klubi më i madh në Angli

Futboll

Casemiro: Manchester United është klubi më i madh në Angli

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 15:05
Casemiro

Casemiro ka dhënë intervistën e tij të parë pas transferimit nga Real Madridi te Manchester United.

Braziliani e ka marrë lejen e punës, e cila ekziston si procedurë në Britaninë e Madhe dhe tashmë do të mund të stërvitet me shokët e skuadrës dhe të jetë në dispozicion të Erik ten Haag për ndeshjen kundër Southamptonit.

“Këtu u ktheva pas 15 vitesh. Shumë njerëz nuk e dinë që kam luajtur këtu kur isha 15-vjeç sa isha lojtar i Sao Paulos. Kur luajta në atë turne, doja të vija te Unitedi. Dhe tani që jam sërish këtu, jam njeriu më i lumtur në botë dhe mezi pres të luaj për ta ndihmuar Unitedin të fitojë trofe”, tha Casemiro.

Më pas ai u pyet se si reagoi kur dëgjoi për herë të parë për interesimin e United.

“Epo, është klubi më i madh në Angli, me më shumë tituj. Jam i lumtur dhe mezi pres të filloj të luaj”, tha ai dhe theksoi se ëndrra e tij ishte të luante në Premier League.

“Gruaja ime flet anglisht. Unë kam një vajzë shtatë vjeç dhe një djalë një vjeç. Ata flasin anglisht pak më mirë se unë. Më vjen keq që nuk flas anglisht me ju dhe fansat, por dua të mësoj”, tha ai.

Sipas “Transfermarkt”, Casemiro iu bashkua “Djajtë e Kuq” për 70 milionë euro. Ai nënshkroi një kontratë katërvjeçare me opsion për ta vazhduar atë edhe për një vit. Ai deri tani ka luajtur 63 ndeshje me kombëtaren braziliane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat