Tifozët turq në delir, pritje madhështore

Futboll

Tifozët turq në delir, pritje madhështore

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 14:59
Ilustrim

Tifozët turq në delir, pritje madhështore!

Dele Alli është transferuar në Turqi në përpjekje për të rimëkëmbur karrierën e tij e cila deri më tani nuk ka shkuar sipas parashikimeve teksa 26-vjeçari zhgënjeu me paraqitjet e tij te Everton, pas dështimit me Tottenham.

Besiktas ka vendosur t’i besojë anglezit ndërsa e ka transferuar nëpërmjet formulës së huazimit dhe mund ta bëjë të tijin për shumën e 6.5 milionë paundëve në verën e ardhshme.

Por, megjithëse vjen me një CV jo për t’u pasur zili, sërish tifozët e Besiktas i rezervuan Allit një pritje madhështore e cila me siguri mund të shërbejë si një motiv ekstra për fantazistin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat