Guardiola: Dua të qëndrojë

Futboll

Guardiola: Dua të qëndrojë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 11:17
Guardiola: Dua të qëndrojë

Bernardo Silva është dëshira e fundit e Barcelonës në merkato. Në Spanjë janë të sigurt që klubi katalanas ka arritur një akord me lojtarin portugez, por misioni për të bindur Manchester City nuk është aspak i thjeshtë.

28-vjeçari ndodhet nën kontratë me kampionët e Anglisë, të cilët kërkojnë 85-90 milionë euro për ta lënë të lirë, shumë të cilën Barcelona nuk ka mundësi ta paguajë në këto momente, por presidenti Laporta shpreson ta marrë lojtarin në huazim me të drejtë blerjeje.

Pep Guardiola e vlerëson shumë Bernardo Silvën, spanjolli shpreson ta ketë sërish në dispozicion “xholin” ofensiv, por e pranon se dëshira e lojtarit është të ndryshojë ambient pas katër titujve kampion të fituar në ishull.

Pas barazimit 3-3 në miqësoren me Barcelonën (Aubameyang, De Jong, Depay/Alvarez, Palmer, Mahrez), trajneri i “Cityzens” deklaroi: “Ne duam që Bernardo Silva të vazhdojë me ne, por nuk dua që askush të jetë i pakënaqur këtu. Dy klubet duhet të arrijnë një marrëveshje mes tyre, kjo ka rëndësi.

Kush jam unë që t’i them Barçës që ta harrojë firmën me lojtarin tim? Por, ne nuk kemi marrë ofertë zyrtare deri tani. Sigurisht që unë e dua në ekipin tim Bernardon. Nuk dua të largohet, pasi është një futbollist klasi dhe një person i shkëlqyer.

E përsëris: unë dua që të qëndrojë, ama është e vërtetë që ai e pëlqen shumë Barcelonën”, theksoi trajneri katalanas në lidhje me lojtarin e kombëtares portugeze, i cili luajti 65 minuta në barazimin spektakolar në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat