Hoti: Erdha për titullin te Partizani

Futboll

Hoti: Erdha për titullin te Partizani

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 16:24
Hoti: Erdha për titullin te Partizani

Engjëll Hoti, autor i golit të barazimit për Partizanin kundër Egnatias, ka dalë sot para mediave: “Të shënosh një gol është gjithmonë mirë. Kur fillon kampionati dhe kur je i rëndësishëm për ekipin është gjithmonë mirë, se në miqësore mund të japësh gola sa të duash. E kemi filluar kampionatin shumë mirë këtë vit, me një fitore të rëndësishme.

“Ka ardhur një profesor i ri. Po bën një punë shumë të mirë. Ka akoma kohë. Dhe ne duhet të përshtatemi me sistemin e tij. Kemi marrë lojtarë cilësorë dhe tani që kanë ardhur javët e fundit, duhet të punojmë më shumë dhe të përshtatemi më shumë. I kemi shanset për të fituar dhe kampionatin”.

“Loja e parë është gjithmonë e rëndësishme dhe fitorja na ndihmon me moralin, që të jemi pozitiv. Duhet të shpresojmë që të vazhdojmë kështu. Gjithmonë kur luajmë në Tiranë, sidomos në “Air Albania” është një atmosferë fantastike. Sidomos ekipe si Partizani dhe Tirana kanë një anë pozitive nga tifozët që na shtyjnë shumë përpara”.

“Titulli? Mendoj që kemi lojtarë cilësor dhe i kemi dhe mundësitë për t’u shpallur kampion. Sidomos Partizani është një ekip që e synon kampionatin. Ashtu mendoje dhe unë. Kam ardhur këtu për t’u shpallur kampion. E shoh që mundësitë janë shumë të mira”.

“Normalisht që gjithmonë ndryshimi i trajnerit do pak kohë që lojtarët të përshtaten. Unë mendoj që Marini ka bërë një zgjedhje shumë të mirë me këtë trajner. E shikoj që jemi përshtatur mjaft mirë dhe që po përshtatemi çdo javë akoma dhe më shumë”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat