Pesë të përjashtuar me kartonë të kuq, policia ndërhyn në fushë

Futboll

Pesë të përjashtuar me kartonë të kuq, policia ndërhyn në fushë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 13:58
Policia ndërhyn në fushë

Një fund i nxehtë shënjoi ndeshjen e Kupës së Uruguajit mes Juventud Colonia dhe River Plate. Ndeshja, e cila u mbyll me rezultatin 1-2, në favor të mysafirëve, u karakterizua nga tensione shumë të forta në minutën e pestë shtesë.

Në fushë shpërtheu një rrëmujë e vërtetë mes 22 lojtarëve, të qetësuar vetëm nga ndërhyrja e policisë, të detyruar të ndërhynin për të mbajtur nën kontroll situatën shpërthyese.

Pesë lojtarë u përjashtuan nga arbitri me kartonë të kuq: Alfonso dhe Correa Gonzalez për River Plate, përveç tre kartonëve të kuq ndaj Juventudit.

Ndeshja, e vlefshme për 1/16 e Kupës së Uruguajit, pa River të fitonte 2-1 falë golave ​​të Chopitea dhe Clar. Për vendësit, barazimi momental i Torres ishte i kotë në planin rezultativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat