Futbollisti i Kosovës befason me të ardhmen

Futboll

Futbollisti i Kosovës befason me të ardhmen

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 21:46
Halimi

Mesfushori i përfaqësues së Kosovës, Besar Halimi, i ka surprizuar të gjithë me të ardhmen, teksa është transferuar te skuadra e Apolon Smyrnis, në ligën e dytë greke. 27-vjeçari diku ishte pjesë e Bundesligës, teksa tashmë do të militojë në ligën e dytë greke.

Ka qenë klubi grek që ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit të Kosovës, por që nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës.

Halimi ishte futbollist i lirë prej disa kohës, teksa prishi kontratën me skuadrën letoneze FC Riga. Gjilanasi ditëve të fundit ka qëndruar në prova tek skuadra elitare në Danimarkë, Odense, por duket se nuk ka arritur marrëveshje me këtë klub.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për Mainz, FSV Frankfurt, Brondbi, Sandhausen e Stutgart Kickers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat