Pioli e ka lënë Adlin në bankë për dy ndeshjet e para

Futboll

Pioli e ka lënë Adlin në bankë për dy ndeshjet e para

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 19:56
Pioli e ka lënë Adlin në bankë për dy ndeshjet e para

Pavarësisht paraqitjeve të mira në ndeshje parasezonale, Yacine Adli ka dështuar që të paraqitet në dy ndeshjet e para të sezonit të Milanit, gjë që ka befasuar tifozët

Mesfushori 22 vjeçar francez u transferua tek Kuqezinjtë zyrtarisht nga Bordeaux verën e kaluar për një marrëveshje rreth 8 milionë euro, por ai nuk ju bashkua skuadrës së Stefano Piolit deri në fillim të kësaj vere. Adli kishte paraqitje të mira me Milanin në ndeshje parasezonale, madje edhe shënoi gol në miqësoren kundër Wolfsberger.

Pavarësisht kësaj, Pioli e ka lënë Adlin në bankë për dy ndeshjet e para kundër Udineses dhe Atalantas. Tifozët kanë mbetur të befasuar, sidomos kur ata kanë marrë në konsideratë se sa natyrshëm u ambientua ai me skuadrën gjatë ndeshjeve parasezonale.

Arsyeja është për shkak se Pioli duket se e sheh francezin si një trekuartist apo sulmues anësor, dy role ku ka shumë garë te Milani. Ai duhet që ta zëvendësojë ose Brahim Diazin apo Charles De Ketelaere për të startuar pas një sulmuesi, kurse në krah ai përballet me garë nga Rafael Leao, Divock Origi, Junior Messias dhe Alexis Saelemaekers.

Në një sistem 4-2-3-1, trajneri i Milanit nuk dëshiron ta vendos Adli para mbrojtjes, ku ai duhet të luajë një rol ma shumë mbrojtës apo parambrojtës. 22 vjeçari duhet të punojë shumë për ta bindur Piolin që të këtë më shumë minuta të luajtur në javët në vazhdim, por për momentin, siç qëndrojnë gjërat, kjo nuk është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat