Palmieri drejt West Ham

Futboll

Palmieri drejt West Ham

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 17:51
Palmieri drejt West Ham

E ardhmja e Emerson Palmierit do të jetë në Angli. West Ham ka arritur marrëveshje me Chelsea-n për transferimin e italo-brazilianit, duke e rikthyer në vendin ishullor, pasi sezonin e kaluar ishte në huazim te Lyon-i.

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të bëhet pas ekzaminimeve mjekësore të futbollistit, me mbrojtësin që shumë shpejt do të jetë në dispozicion të skuadrës së David Moyes.

Nga transferimi i mbrojtësit, Chelsea do të përfitojë 13 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë nga bonuset.

Palmieri është ndjekur prej kohësh me vëmendje nga disa skuadra italiane, veçanërisht Lazio dhe Juventus, por në fund vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Angli.

Pas eksperiencave me fanellat e Palermos dhe Romës para se të kalonte në Premier League në janar 2018, duket se për mbrojtësin nuk do të ketë një rikthim në Seria A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat