Juventus barazon me Sampdorian

Futboll

Juventus barazon me Sampdorian

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Juventusi nuk ka arritur që të fitojë sonte në Luigi Ferraris kundër Sampdorias. Skuadra e Massimiliano Allegrit nuk ia doli që ta thyejë mbrojtjen e Sampdorias, madje vendasit ishin shumë më të mirë në këtë ndeshje. Në fund Zonja e vjetër kthehet në Torino me një pikë. 

Juventus ka dështuar të fitojë në transfertë kundër Sampdorias duke barazuar me rezultat 0-0. 

Minuta e shtatë e kësaj ndeshje shënoi rastin e parë në këtë ndeshjes, kur Mehdi Pascal Marcel Leris (7’) mori një top brenda zonë dhe goditi por ishte Perim që bëri një pritje refleksive për ta pritur këtë goditje. 

Juventus rrezikoi për herë të parë me Juan Cuadrado në minutën e 15 por goditja e tij përfundoi afër shtyllës së djathtë të portierit Audero. 

Këto dy raste ishin më të mirat në pjesën e parë, me të dyja skuadrat që më shumë qarkullonin topin në mesfushë. 

Në minutën e 65-të të ndeshjes u mendua që Juventus shënoi gol Adrien Rabiot por pas shikimit në VAR doli që francezi ishte në pozitë jashtë loje. 

Nicolo Rovella i Juventusit ishte i pafat pasi që erdhi të një rast ideal për të shënuar në minutën e 87-të, por topi goditi shtyllën. 

Një minutë më vonë Fabio Quagliarella i Sampdorias doli në një kundërsulm por goditja e tij përfundoi jashtë. 

Në minutën e katër shtesë, transferi i ri i Juventusit, Filip Kostic humbi një mundësi të madhe ku bëri një goditje të dobët e që portieri nuk pati vështirësi ta pret atë. 

Ky barazim e dërgon në pozitën 4 të Serie A Juventusin, gjersa kjo është ndeshja e fundit e xhiros së dytë në elitën e futbollit italian. 

Juventus do të këtë punë me Romën e Mourinhos në xhiron e tretë në Torino, një skuadër që i ka fituar dy ndeshjet e para të sezonit. Sampdoria do të jetë mysafire e skuadrës së Salernitanës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat