Ramadani: Reshjet e shiut na vështirësuan punët

Futboll

Ramadani: Reshjet e shiut na vështirësuan punët

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 23:01
Ramadani

Gjilani e mori edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje të zhvilluar në Albi Superligën e Kosovës.

Gjilanasit triumfuan në shtëpi 1-0 ndaj Malishevës, me këta të fundit që e nisën edicionin 2022/23 në këtë përballje.

Pas ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se kjo fitore erdhi si meritë e kontributit ekipor.

“Jam shumë i lumtur, por kjo është meritë e gjithë skuadrës. Në këtë fushë duhet shpenzuar shumë energji”, ka deklaruar fillimisht trajneri i Gjilanit për ArtSport, transmeton Telegrafi,.

“Në pjesën e parë dominuam me lojë e me posedim topi. Kishim penallti, por nuk jemi as të parët e as të fundit që humbim penallti”.

“Reshjet e shiut na vështirësuan punët si neve ashtu edhe kundërshtarit. E deshëm fitoren, e kërkuam dhe e morëm”.

“I uroj të gjithë për fitoren dhe i falënderoj në veçanti tifozët ‘Skifterat’, pasi kur të gjithë hymë brenda, ata qëndruan në tribuna pavarësisht shiut të madh”, përfundoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat