Gjashtë gola në Newcastle, Manchester CIty barazon

Futboll

Gjashtë gola në Newcastle, Manchester CIty barazon

Nga: K. G. Më: 21 gusht 2022 Në ora: 19:24
Newcastle

Newcastle dhe Manchester City dhuruan spektakël, duke luajtur baras me rezultat 3:3. 

Kampioni i Anglisë, Manchester City, ishte në disavantazh 3:1, por kjo epërsi u shkri me kalimin e kohës.

Për Mancheter Cityn shënuan Gundogan (5'), Haaland (61') e Silva (64') dhe për Newcastlen Almiron (28'), Wilson (39') dhe Trippier (54').

Manchester City është në vend të dytë me 7 pikë dhe Newcastle i pesti me 5 sosh pas tre jave në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat